Topalli: Fituam nga Tropoja deri në Delvinë. Rama të njohë zgjedhjet
UPDATE- Për herë të parë gjatë ditës së sotme, një nga funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka dalë para mediave. Në një deklaratë të shkurtër, Topalli ka deklaruar se mazhoranca është e vendosur që të presë rezultatet përfundimtare.
Topalli ka thënë se mazhoranca në rang kombëtar ka arritur fitore nga Tropoja deri në Delvinë. Po, PD ka fituar këto dy bashki në skaje, por ndërmjet tyre nuk kanë marrë bashki tjetër.
“Ky proces nuk ka përfunduar, prandaj ne jemi të vendosur të presim rezultatet përfundimtare. Në rrafsh kombëtar, Aleanca për Qytetarin kryeson bindshëm. Qytetarët i kanë sytë nga komisionerët, të cilët duhet të vazhdojnë numërimin e votave. Ftoj zotin Rama që të njohë rezultatin për çdo bashki dhe komunë”, tha Topalli.