Topalli: Mediut do ia heqim imunitetin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk i shpeton dot heqjes se imunitetit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do i pergjigjet pozitivisht cdo kerkese per procedim penal qe behet ndaj deputeteve te Kuvendit. Nga ana tjeter, Kryetarja u ben thirrje deputeteve qe te votojne projektligjin e PD-se per kufizimin e imunitetit te te gjithe deputeteve. Nisme qe selia blu e ndermori sapo erdhi ne pushtet ne vitin 2005. "Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit eshte duke shqyrtuar kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem ne perputhje te plote me Rregulloren e Kuvendit. Sikurse edhe ne rastet e tjera, me vullnetin e palekundur e te shprehur, per t'iu pergjigjur pozitivisht cdo kerkese per autorizim per procedim penal ndaj secilit prej deputeteve te Kuvendit te Shqiperise", theksoi Kryetarja, duke lene te kuptohet qartazi se keshilli qe ajo drejtojne do te zhveshe nga mbrojtja ish-ministrin Mediu per t'i lene rruge te hapur prokurorise qe ta hetoje mbi tragjedine e Gerdecit. Kryetarja sqaroi dje te gjitha procedurat qe Kuvendi po ndjek menjehere pasi Prokuroria kerkoi heqjen e imunitetit te Mediut. Topalli permendi se ceshtja po shqyrtohet ne Keshillin e Rregullores, mandateve dhe Imuniteteve, por nga vendosmeria e shprehur per te zbatuar kerkesat qe vijne nga organi i akuzes, ne kete rast per Mediun, vendimi thuajse eshte i marre. "Kam njoftuar deputetet ne seancen plenare me te pare, lidhur me kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem "Per autorizim per procedim penal ndaj deputetit Fatmir Mediu". Si dhe kam vene ne dijeni menjehere deputetin Mediu, si dhe kam mbledhur Keshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke u vene ne dispozicion te gjithe anetareve kerkesen e mesiperme", sqaroi Kryetarja. Duke marre shkas nga kerkesa e fundit e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te Mediut, mazhoranca e ka vendosur te risjelle ne Kuvend nismen per kufizim pa perjashtim te imunitetit per te gjithe deputetet. Kryetarja Topalli me kete rast ftoi dje deputetet e grupeve parlamentare, te mazhorances dhe opozites, qe te perkrahin nismat ligjore, te ndermarra nga mazhoranca qe ne vitin 2005 e ne vazhdim, per miratimin e projektligjit per kufizimin e imunitetit te deputeteve per veprat penale, te kryera ne ushtrimin e detyres. "Eshte nje nisme qe i bashkohet eksperiencave me te mira te parlamenteve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe duke respektuar rekomandimet e Komisionit te Venecias", argumentoi Topalli.
R.Rapushi
Projektligji i PD
Ne zyrat e Kuvendit gjendet nisma e PD per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Ne projekt propozohet kufizimi i imunitetit te deputeteve me synim qe kur behet fjale per hetimin e tyre ata te trajtohen si te gjithe njerezit e tjere. Kufizimi i imunitetit u kerkua per ti dhene mundesi hetimit te tyre per vepra penale qe kane te bejne me vjedhjen, shperdorimin e detyres, korrupsion, ndikim te paligjshem ndaj personave te tjere, shkelje te barazise ne pjesmarrje ne tendere apo ankande publike si dhe per korrupsion ndaj gjyqtareve apo deshmitareve.
R.Rapushi
Projektligji i PD
Ne zyrat e Kuvendit gjendet nisma e PD per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Ne projekt propozohet kufizimi i imunitetit te deputeteve me synim qe kur behet fjale per hetimin e tyre ata te trajtohen si te gjithe njerezit e tjere. Kufizimi i imunitetit u kerkua per ti dhene mundesi hetimit te tyre per vepra penale qe kane te bejne me vjedhjen, shperdorimin e detyres, korrupsion, ndikim te paligjshem ndaj personave te tjere, shkelje te barazise ne pjesmarrje ne tendere apo ankande publike si dhe per korrupsion ndaj gjyqtareve apo deshmitareve.