E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Opozita te respektoje Kushtetuten

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i beri me dije delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes se ka ftuar deputetet e opozites te respektojne kushtetuten, ndersa bojkotin e ka cilesuar si mohim te demokracise.

Sipas njoftimit zyrtar te kuvendit, mesohet se Topalli ka informuar delegacionin per oferten e bere opozites nga mazhoranca per ngritjen e nje komisioni hetimor, i cili mund te funksionoje vetem ne zbatim te Kushtetutes.

Ne njoftim nuk eshte dhene asnje qendrim i Presidenti i Asamblese Parlamentare te KiE-se, Mevlut Cavusoglu, nderkohe Topalli nga ana e saj ka bere nje ekspoze te zhvillimeve te fundit ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›