Topalli: Presim vetëm votën e opozitës për tre ligjet e kërkuara nga KE-ja
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i bëri apel opozitës të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të kandidatit.
Deklarata e kryeparlamentares Topalli është bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Parlamentit të Danimarkës Mogens Lykketoft.
Sipas kryetares Topalli, 3 ligjet e kërkuara nga KE-së presin vetëm votën e opozitës në Parlament për tu miratuar
Topalli gjithashtu i ka shprehur mirënjohje homologut danez për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë integrimit të Shqipërisë
Kryetari i Parlamentit të Danimarkës Mogens Lykketoft po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.