Topalli: Rama kësaj rradhe do ketë humbjen përfundimtare
SHKODER- Kryesuesja e listës së PD-së për Qarkun Shkodër bashkë me kandidatë të tjerë u takua me banorët e njërës prej lagjeve të Shkodrës me të cilët foli për planin konkret të Partisë Demokratike në mandatin e ri për punësimin, ekonominë, turizmin, taksat, shëndetësinë e arsimin.
Duke ftuar të gjithë për të votuar numrin 44, ajo tha se PD edhe në katër vitet e mandatit të ardhshëm më shumë do bëjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë, sepse e ka treguar me vepra. Ndërsa alternativa tjetër është ajo e një gënjeshtari që ka vetëm një plan; rrënimin.
“Ai e di se kësaj rradhe do ketë humbjen fatale dhe përfundimtare. Ai s’ka koncept as për shtetin, as për ekonominë, as për shtetin. Ai është bllokues, bojkotues, në çdo proces reformator të këtij vendi. Ai është nihilist e gënjeshtar në çdo gjë. por ai tha të vërtetën: "Tom Doshi është modeli ynë." Po, ai është modeli i Edi Ramës, ai është Edi Rama. ”, tha Jozefina Topalli.
(m.a/BalkanWeb)