E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Ramës: Lejo deputetët në Kuvend

Pas deklaratave të kryetarit të PS-së Edi Rama ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit nëpërmjet zëdhënëses Suela Ruseti. Në një njoftim për shtyp zëdhënësja Ruseti ka sqaruar se vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet është në përputhje të plotë me rregulloren.
Sipas Rusetit, rregullorja e parlamentit parashikon se nisma mund të terhiqet para votimit, por
asnjë nga deputetet nismëtarë depozitoi një kërkese të tillë. Edhe nominalisht tërheqjen e deklaroi vetëm deputeti Taulant Balla; dhe sipas zëdhënëses së Kuvendit mungesa e deklarimit me shkrim dhe mungesa e deklarimit në seancë për tërheqje nga nisma, përgënjeshtrojnë pretendimin për shkelje të procedurave.
Sipas njoftimit për shtyp Kryetarja e Kuvendit i kërkon kryetarit të Partisë Socialiste, të lejojë deputetët e tij të marrin pjesë në jetën parlamentare si dhe i kërkon që të lejojë grupin parlamentar të sjellë emrat e anëtarëve në Komisionin Hetimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›