Topalli Solidarizohem me policet e plagosur

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi efektivat e policisë dhe gardistët e plagosur në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.
“Policia dhe garda mbrojtën institucionet, ata janë heronj. Solidarizohem me policët dhe oficerët e plagosur”, u shpreh Topalli.
Më tej, kryetarja e Kuvendit shtoi: “Skenari puçist nuk ka mbaruar ende, por nuk do të lejojmë rrëzimin e qeverisë së ligjshme.”
Jozefina Topalli nuk bëri asnjë koment për civilët e plagosur në demonstratën e 21 janarit.