E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Të ngrihemi e të mbrojmë interesat e shqiptarëve nga këta donkishotë

jozkaKryetarja në ikje e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ironizuar konferencën dy ditore të mbajtur nga PS-ja, në lidhje me territorin dhe ekonominë ajo e ka cilësuar atë si një komedi.

Të dashur miq! Dy ditët e fundit pamë serinë e dytë të parodisë të Ujit të Ftohtë. Kësaj radhe live! Në ditën e parë dëgjuam ide inovatore si: Fëmijet do rrëshqasin mbi Piramide, apo, se si në vilën e diktatorit do të flejnë artistë dhe legjislatorë inovatorë për të ndarë jo vetëm ide e frymëzime.

Në ditën e dytë të seminarit, ekonomistët e mendimit botëror, siç i quajti vetë rilindasi, ftohën çdo premtim të Ramës të bërë në fushatë, përveç atyre për shëndetësinë falas dhe për legalizimet falas, sepse për këto nuk flitet më prej kohësh.

Në mbyllje të shoë-t, rilindasi bëri një premtim që nuk e kishte artikuluar asnjëherë gjatë fushatës: Pas 3 muajsh nuk do ketë drita! Por, pavarësisht kësaj, të gjithë rilindasit ishin në një mendje se shfaqja, që atyre u pëlqen ta quajnë konferencë, ishte nje histori suksesi!

Duket si shaka, por në të vërtetë nuk është. Nuk është komedia hyjnore e Dantes. Është komedia e rilindjes. Por, për rastin në fjalë, siç thotë Carol Burnett, Comedy is tragedy plus time, shprehet Topalli.

Ajo ka thënë se duhet që opozita e ardhshme duhet të ngrihet dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve nga këta donkishotë.

Ne tani kemi detyrën e shenjtë të bëjmë opozitë të fuqishme, të ngrihemi e të mbrojmë interesat e shqiptarëve nga këta donkishotë që kërkojnë të kthejnë të shkuarën, nga këto që kërkojnë revansh, shprehet Topalli.

Topalli ndërkohë ka shprehur edhe revoltën pse Rama e quan veten kryeministër dhe pse ministrat e ardhshëm e cilësojnë veten të tillë. Sipas Topallit, ata nuk i ka votuar ende parlamenti, ndaj nuk duhet ta quajnë veten të tillë. Topalli harron se në fakt ata i ka votuar populli dhe tashmë kanë 83 mandate.

Një personazh që i thote vehtes kryeministër, edhe pse ende nuk është dekretuar nga Presidenti, edhe pse ende nuk është votuar në parlament, edhe pse ende nuk ka bërë betimin, jo për kryeministër, por as për deputet, i premtoi shqiptarëve se pas 3 muajve nuk do keni drita, tamam si 20 vite më parë, kur paraardhësi i tij u tha shqiptarëve se vetëm për 6 ditë ka bukë

Ca burra e gra të tjera, vetëquhen ministra, por në fakt ato, jo vetëm nuk janë dekretuar për të tillë nga presidenti, jo vetëm nuk janë votuar në parlament për ministra, jo vetëm nuk kanë bërë betimin për një pozicion të tille, por. atyre ende nuk i është bërë as verifikimi i mandatit për deputet. Dhe pa bërë këtë në fillim, dhe pastaj pa bërë betimin si deputet në parlament, sipas Kushtetutës, ato nuk mund të japin as dorëheqjen nga mandati i deputetit për të shpresuar për tu emëruar për ministër, nga ku fillon një tjetër proces kushtetues për tu bërë pastaj ministër, e mbyll ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›