Topalli-Wollfarth Te mbyllet sa me shpejt reforma zgjedhore

Në hapje të këtij aktivitetit me temë: “Trashëgimia zgjedhore europiane:
dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”,
kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli theksoi rëndësinë e përmbylljes
sa më parë të njërës prej reformave më të rëndësishme ligjore në vend
dhe kriter kyç i vendosur nga BE për procesin e integrimit
Aktiviteti në fjalë do të zgjasë dy ditë dhe është një organizim i Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të Presidencës shqiptare të KiE-së.
Topalli më tej vlerësoi punën e deritanishme të komisionit për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të zbatuar dokumentin e Këshillit të Europës, Kodin e Praktikave të mira Zgjedhore si dhe rekomandimet e ODIHR.
Ndërkohë që një kërkesë e tillë është parashtruar edhe nga Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth i cili në fjalën e tij gjatë kësaj konference ka kërkuar po ashtu mbylljen sa më parë të reformës zgjedhore si një nga investimet më të rëndësishme për stabilitetin politik të vendit.
“Përmbyllja në kohë e reformës do të bëjë të mundur që KQZ-ja të nisë përgatitjet e nevojshme dhe të efektshme. Nevojitet përfundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe përmbushja e kësaj detyre kërkon që udhëheqësit politik t`i lënë mënjanë interesat partiake dhe vetjakë, e të nderojnë besimin që ju kanë dhënë shqiptarët”, – tha Wollfarth.