Topalli kerkon mbeshtetjen e Kines
"Kosova eshte nje rast unik dhe duhet te trajtohet si i tille. Pavaresia e Kosoves besoj se eshte ceshtje javesh", u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjate nje takimi zhvilluar ditet e fundit me ambasadorin e ri te Kines ne Shqiperi, Wang Junling.
Burime zyrtare nga Kuvendi bene te ditur sot (e shtune) se ne kete takim, znj. Topalli kerkoi mbeshtetjen e Kines ne zgjidhjen sa me te shpejte te statusit te Kosoves ne sherbim te paqes ne rajon e pertej tij. Nga ana e tij, ambasadori kinez nenvizoi se Kina mbeshtet cdo zgjidhje qe siguron paqen dhe stabilitetin e qendrueshem ne rajon. Junling vleresoi dhe faktin qe Shqiperia njeh vetem nje Kine.