E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kerkon nga Franca mbeshtetje per Shqiperine

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli zhvilloi takime pune në Senatin dhe Asamblenë Parlamentare të Francës, ku u prit nga nënkryetarja e Senatit francez dhe nënkryetarja e Parlamentit të Francës, takime ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e grupeve të miqësisë mes dy vendeve.

Sipas njoftimit per shtyp te Kuvendit e vetëdijshme se tre ligjet e kërkuara nga Brukseli ende nuk janë votuar në Parlament nga opozita, Kryetarja Topalli u kërkoi autoriteteve franceze të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ajo tha se për shkak të një vendimi të pasens, bllokues të Kryetarit të Partisë Socialiste, nuk duhet të dëmtohen shqiptarët dhe Shqipëria.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›