Topalli ne Mamurras: Korbat po vajtojne se po anetaresohemi ne NATO
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha dje nga Mamurrasi se kori i korbave po vajton per procesin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Duke e krahasuar opoziten me korin e korbave, Topalli tha se, te majtet refuzojne progresin dhe arritjet e vendit. E ndalur ne Mamurras dhe Milot ne turin "Ne ja dolem", kryetarja Topalli u shpreh se zgjodhi pikerisht keto zona per fillimin e takimeve te saj per NATO-n, pasi kane qene mbeshteteset e palekundura ne premtimin per ndryshim. "Kane mbetur me pak se 5 dite. Me pak se 120 ore, nga momenti kur Shqiperia do te jete ne Strasburg, Kehln, si anetare me te drejta te plota te Aleances me te madhe per te gjithe koherat e lirise. Nuk ka ngjarje me te rendesishme per te gjitha kombet qe behen anetare te kesaj aleance", tha Topalli. Duke e vleresuar si ngjarjen me te madhe per shqiptaret, kryetarja e Kuvendit theksoi se u kalua permes nje rruge te veshtire, por nuk ka me bukur te shohesh, si po ecet drejt rruges se ngritjes. "Kur ne erdhem ne pushtet ishte e patolerueshme qe ne Shqiperi, vazhdohej me nje sistem te plote korrupsioni. Ne e shembem kete sistem. Ne premtuam luften kunder korrupsionit dhe ia dolem mbane", vijoi ajo, pa shmangur akuzat per ish qeverisjen tete-vjecare socialiste, qe per te djathtet, e mbajti Shqiperine larg NATO-s. Po keshtu, Topalli vijoi se mazhoranca, eshte e palekundur ne vendimin e saj per te vijuar reformat, per ta cuar Shqiperine ne Bashkimin Evropian. "Eshte hera e pare ne histori, qe me hyrjen e Shqiperise ne NATO vendi yne vendoset ne anen e madhe te historise, te vokacionit te prinderve, te gjysherve, stergjysherve tane", u shpreh Topalli.
Qendrimi
Ne takimet ne Mamurras dhe Milot, kryetarja e Kuvendit konfirmoi qendrimin e palekundur per te vijuar reformat, vendosmerine per te cuar Shqiperine ne destinacionin final, ne Bashkimin Evropian.
Qendrimi
Ne takimet ne Mamurras dhe Milot, kryetarja e Kuvendit konfirmoi qendrimin e palekundur per te vijuar reformat, vendosmerine per te cuar Shqiperine ne destinacionin final, ne Bashkimin Evropian.