E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Rusi diskutohet per bashkepunim konkret mes dy vendeve

Moske 23 nentor NOA - Vizita e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne Rusi ka sherbyer per te evidentuar pikat e mundshme te bashkepunimit mes dy vendeve.

Gjate qendrimit dy ditor ne Moske Jozefina Topalli se bashku me delegacionin qe kryesonte zhvilloi nje takim ne Komitetin per Politiken e Jashtme te Dumes ku u prit nga Kryetari i tij Kostantin Kozacov.

Kozacov dhe zonja Topalli ndane te njejtin mendim se duhet rikuperuar koha e humbur dhe se dy vendet duhet te trajtojne ceshtje me interes reciprok duke eksploruar mundesite e bashkepunimit konkret.

Une ne mesin e Dhjetorit do te vizitoj Shqiperine per here te dyte brenda pak viteve cka deshmon vullnetin tone per te thelluar shkembimin e kontakteve dhe pervojave duke zhvilluar marredheniet dhe duke i shtyre ato perpara- u shpreh Kozacov.

Kryetari i Komitetit per Politiken e Jashtme ne Dumen ruse vleresoi nismat dhe rolin aktiv te Shqiperise ne rajon.

Duke bere nje ekspoze te zhvillimeve ne Shqiperi Topalli u fokusua tek reformat dhe hapat konkrete te ndermarre nga Shqiperia ne procesin e integrimit evropian.

Ne kete kontekst zonja Topalli vleresoi qendrimin pozitiv te Rusise per zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perendimor.

Kryetarja e Kuvendit tha se pret me kenaqesi viziten e Kozacov ne Tirane vizite gjate se ciles ai do te preke nga afer progresin dhe ndryshimin e arritur ne Shqiperi.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›