E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në fushatë, asnjë fjalë për Bashën dhe betejën në Tiranë

Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka nisur takimet e saj elektorale. Ajo ishte në Pukë, ku sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, ajo pati një takim të ngrohtë. Sigurisht Topalli ka folur për garën në Pukë, në komunat e bashkitë e këtij rrethi. Por nuk ka përmendur për asnjë moment garën më të rëndësishme të PD, atë për Tiranën. Topalli ka folur për Ramën, por nuk ka përmendur Tiranën dhe kandidatin demokrat. Ne flasim me fakte, me vepra jo me retorikë, jo me shpifje si z. Rama. Z. Rama gjatë këtyre viteve ka humbur të gjitha betejat politike, u shpreh Topalli, duke u mjaftuar me kaq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›