Topalli pret homologun e Arabise Saudite Thellojme bashkepunimin
TIRAN- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pritur sot ne nje takim ne kryesine e Kuvendit kryeparlamentarin e Arabise Saudite Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik.
Pas takimit ata dhene nje deklarate te perbashket per mediat ku theksuan domosdoshmerine e thelllimit te bashkepunimit mes dy vendeve.
Topalli theksoi se vizita e kryeparlamentarit te Arabise Saudite perkon me vendimin historik qe do te merret sot per liberalizimin e vizave per Shqiperine.
Nderkohe kryetari i parlamentit te Arabise Saudite Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik vleresoi marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve duke theksuar se vizita e tij do te kete edhe frytet e saj pozitive.
Delegacioni i Parlamentit Saudit do te pritet neser ora 1105 nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe ne oren 1200 nga Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha.
Gjate vizites ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite do te takohet edhe me Ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.