Topalli vë foto kopertine Berishën e buzëqeshur, askush ndërkohë smerr përsipër përgjegjësinë e humbjes
Pas shock-ut që pësuan nga humbja e thellë, demokratët kanë filluar të reagojnë një nga një në rrjetet sociale.
Fillimisht ishte Mesila Doda, ndërsa sot kanë reaguar edhe Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Fatmir Mediu dhe Arben Imami.
Ajo që bie në sy është fakti se të gjithë po i qëndrojnë besnik Berishës, duke evidentuar arritjet e qeverisë së drejtuar nga ai.
Madje, Jozefina Topalli si foto të kopertinës së saj ka vendosur para pak minutash pikërisht Sali Berishën e buzëqeshur, ndoshta edhe për ironi, ndërkohë që ai është më vrer se kurrë.
Ndërkohë, Topalli, Imami, Bregu, që kanë pasur rol kryesor në fushatë, duke qenë se kanë qenë edhe kryesues listash në qarqet e tyre, nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi për humbjen. Përkundrazi, vazhdojnë të thonë përpara me ne./b.l
