Topalli viziton banoret e strehuar ne konvikte ne Shkoder
Shkoder 12 dhjetor NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli eshte takuar sot me disa prej banoreve te strehuar ne konvikte pas evakuimit nga zonat e permbytura.
Kryeparlamentarja eshte njohur me masat e marra per furnizimin me ushqime dhe ilace si nga strukturat publike ashtu dhe nga organizmat nderkombetare.
Gjate bisedes me banoret e strehuar ne konvikte keta te fundit vleresuan angazhimin dhe perkujdesjen si dhe ndihmat qe po u jepen per perballimin e situates se veshtire qe po kalojne.
Topalli ka takuar dhe nje grup punonjesish te Emergjencave Civile te ardhur nga krahina te ndryshme te Italise ne ndihme te Qarkut te Shkodres.
Perfaqesuesit italiane theksuan se gjendja e fatkeqesise natyrore qe perfshiu Shkodren nga reshjet dhe prurjet e shumta po perballohet me nivel shume te larte profesionalizmi dhe pergjegjshmeria nga strukturat e shtetit dhe pushtetit lokal ne Shkoder.
Topalli i falenderoi per kontributin shume te rendesishem te Italise per perballimin e kesaj situate.
Gjate bisedes Jozefina Topalli theksoi se strukturat e policise ushtrise dhe forcat speciale vijojne pa nderprerje nderhyrjet per rehabilitimin e te gjitha zonave te permbytura i dhe mbeshtetjen ndaj banoreve.
a.k/NOA