E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Kurban Bajrami, festa e humanizmit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.
 

Në një prononcim për mediat pas vizitës në Komunitetin mysliman, kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo festë në këtë 100 vjetor ka një gëzimi të dyfishtë.
 

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit për të gjithë. Kjo është festa sakrificës dhe e begatisë. Urimi shkon për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë vend dhe bënë të mundur që vendi ynë të jetë i lirë. Me gjithë zemër uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është festa e humanizmit” tha Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›