Topi Bashkim i energjive dhe vullneteve politike

Kreu i shtetit ka përshëndetur nga Tirana qytetarët e Lezhës dhe të
mbarë vendit me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Presidenti u shpreh se "në historinë e një kombi, ashtu si në jetën e një njeriu, ka data e vende, të cilat me simbolikën dhe rëndësinë e tyre mbeten të pazëvendësueshme, kujtohen me respektin më të madh dhe frymëzojnë në rrugën drejt të ardhmes".
"2 marsi mbetet dita – simbol e bashkimit, dita kur burrat e mençur e të fortë, lanë mënjanë dasitë e vogla dhe vendosën të bëjnë bashkimin politik të shqiptarëve. Ata Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit,Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni
Reagim i Presidences
hodhën themelet e shtetit të ri evropian të shqiptarëve, dhe me këtë akt, iu kundërvunë njërës prej perandorive pushtuese më të mëdha që ka njohur historia evropiane. Me një ndërgjegje të lartë atdhetare, me vizionin e qartë për identitetin dhe kombin shqiptar, me aftësinë politike për t’u bashkuar në një flamur dhe atdhe, prijësat shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ia dolën të themelojnë Besëlidhjen Shqiptare dhe bashkë me të, shtetin e ri shqiptar",tha Topi në fjalën e tij.
Kreu i shtetit vuri në dukje se "Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive dhe vullneteve politike e qytetare më të mira, për të kuptuar më mirë shansin historik të kombit shqiptar, për të përsosur modelin e shtetit në shërbim të qytetarëve, për ta bërë shoqërinë më humane dhe qytetarët më aktivë, për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta, për të forcuar kulturën demokratike dhe pavarësinë politike dhe ekonomike të qytetarit të lirë dhe kështu, për të bërë gjithçka çfarë pritet nga ne, çfarë u kemi borxh qytetarëve dhe çfarë shqiptarët meritojnë, për shtet e komb shqiptar në mirëqënie, zhvillim, stabilitet demokratik dhe pa humbur kohë, - të bashkuar në familjen e madhe evropiane".
Presidenca: Topit iu mohua e drejta e fjalës
Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaroi në një njoftim për media se "Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, por në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni".
"Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni", thuhet në sqarim.
Pas këtij incidenti, Presidenti e gjykoi të nevojshme që në përvjetorin e 568-të të Kuvendit të Lezhës dhe të nisjes së festimeve zyrtare për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, të komunikonte me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me mesazhin, të cilin në rrethana normale të një vendi demokratik, do të duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë”
Ceremoni në Lezhë, marrin pjesë Berisha, Topalli e Basha
Lezha përkujton 568-vjetorin e Kuvendit, me një serë aktivitetesh, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Bashkia e këtij qyteti ka bërë të gjitha përgatitjet për festimet dhe ceremonitë e nderimit. Ne fjalen e tij, kreu i Bashkise, Vikto Tusha tha se kjo date jeton e gjalle ne te gjithe mendjet e shqiptareve. Ne ceremoni ishin te pranishem kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe deputete te tjere te mazhorances.
Ne fjalen e tij Berisha tha se "ne qytetin e Lezhes lindi parimi i përjetësisë së shqiptarëve, i Bashkimit, “Një Komb, një Qëndrim.Duke u bashkuar në Lidhjen e Lezhës, Berisha tha se shqiptarët shkruajtën kapitullin më të ndritur të historisë së tyre.
Me 2 Mars të vitit 1444 Gjergj Kastrioti Skënderbeu zgjodhi këtë qytet për të bërë të mundur bashkimin e gjithë princave shqiptar, si nje vend i garantuar dhe të Besës.