E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Berisha iku Palet bashkohen per pazare

Nga qyteti i Fierit, Bamir Topi komentoi lëvizjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, si një humbje fizionomie e të majtës dhe e të djathtës. Topi tha se pushteti i Berishes është rrezuar.

"Pushteti i tij ka ikur, pushteti i tij po mbahet me zor. E ka mbushur anijen e tij me rroba të vjetra të politikës shqiptare. Të jeni të sigurtë se emrat e kabinetit të ri janë vetëm ata që kanë mbetur nga e kaluara historike e një partie që nuk ka më demokraci. Shqipëria nuk mund të ketë një politikë statike, nuk mund të jetë më kënetë. Eshtë viti 2013 dhe nuk mund të ketë më në krye komunistin e Ndryshimet politikeRama: 21 janari varet vetëm nga 23 qershoriMinistrat e rinj, Kuvendi miraton dekretet Pitella takon Ramën dhe Metën; përshëndet aleancën PS-LSI partisë së punës të vitit 1968 dhe pranë tij disa individë që kanë prishur kisha e xhamia, që sot dalin bëjnë moral. E majta dhe e djathta kanë humbur fizionominë e tyre bashkohen për interesa dhe pazare të çastit. Forca jonë është një forcë dinjitoze e parimeve të larta të funksionimit dhe të prezantimit. FRD është një forcë politike, e cila, ju siguroj nuk do të bëjë kompromise për hir të pazareve", tha Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›