E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Berisha të publikojë dokumentet e shpifjes së tij

TIRANE – Bamir Topi i kërkon publikisht kryeministrit Berisha të bëjë publike dokumentet që pretendon, përndryshe ai do të përballet me të në dyert e drejtësisë me akuzën e shpifjes dhe abuzimit me detyrën.

Ai i është kundërpërgjigjur kështu, akuzës së Kryeministrit Berisha, bërë sot në mbledhjen e KKRRTSH-së se “shiti karrigen e kreut të shtetit për tri leje ndërtimi”.

Me anë të një deklarate, FRD–ja deklaroi se “Bamir Topi nuk ka marrë ende as të drejtat e pronësisë familjare të trashëguara dhe që njihen nga ligji, ndërkohë që vetë Kryeministri dhe oborri i tij përfaqësojnë shtresën e re të pronarëve të rinj të pushtetit, të krijuar kryesisht për shkak të vendimmarrjes klienteliste familjare dhe politike”.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›