E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Britania aleate e fuqishme ne integrimin e popullit shqiptar

TIRANEuml- Presidenti Bamir Topi gjate takimit sot me Kryetarin e Bashkimit Anglishtfoles si dhe ish-anetar laburist i Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baronin Filip Hant theksoi se Britania e Madhe eshte per Shqiperine nje vend mik dhe nje aleate e fuqishme ne plotesimin e aspiratave integruese te popullit shqiptar.
Sipas nje njoftimi te Zyres se Shtypit te Presidences Kreu i Shtetit shprehu mirenjohjen per ndihmen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe qeveria e Britanise se Madhe ka dhene per konsolidimin e demokracise dhe te institucioneve dhe mbarevajtjen e proceseve integruese euroatlantike te Shqiperise.
Presidenti Topi vleresoi gjithashtu marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise me Britanine e Madhe ne te gjitha fushat.
Ndersa Baroni Filip Hant i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone ne kuader te Konferences Nderkombetare te Gjuhes Angleze theksoi mbeshtetjen e metejshme te palekundur te Britanise se Madhe per realizimin e aspiratave integruese te Shqiperise.
Ai nenvizoi rendesine e madhe qe ka mesimi dhe perhapja ne menyre te gjere e gjuhes angleze per konsolidimin e metejshem te lidhjeve dhe komunikimit mes popujve dhe vendeve tona mike.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›