E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Destabiliteti i demshem per biznesin

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, duke folur në një tryezë të zhvilluar për çështjen e ekonomisë deklaroi se destabiliteti politik është i dëmshëm për biznesin dhe investitorët.

Gjatë fjalës së tij, Topi premtoi se në parlamentin e nesërm, por me shumë probabilitet edhe në qeverisje, FRD nuk do t'i kushtëzojë koalicionet thjesht me mundësine e marrjes së një vendi në ekzekutiv, por do të jetë një forcë shumë parimore me qëllim nxjerrjen e vendit nga gjendja ku ndodhet sot.

Topi theksoi se FRD është një parti që ka synim mbarëvajtjen e shtetit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

Zgjedhjet 2013
PS, programi për të rinjtë
Rama shpalos programin në Milano
Mediu: PS bllokoi integrimin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›