Topi: Dita kur Nënë Tereza do të shpallet shenjtore është shumë e afërt

Tiranë, 26 gusht, NOA Presidenti Bamir Topi vlerësoi sot figurën e Nënë Terës dhe kontributin që ka dhënë ajo për gjithë botën. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e organizuar nga Presidenca me këtë rast, Topi u shpreh se është shumë e afërt dita kur, Nënë Tereza do të shpallet shenjtore.
Ai u shpreh se Nënë Tereza është figura më e spikatur dhe se shqiptarët duhet të bëjnë me shumë për të. Ne kemi të drejtë të krenohemi me Nënë Terezën, tha Topi.
Në aktivitetin organizuar në Presidencë ka qenë i pranishëm dhe Kryetari i PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Topi bëri publike dhe një nisëm që ka të bëjë me ndërtimin e një rruge që do të quhet Rruga e Paqes, në nder të Nënë Terezës.
Kreu i shtetit vlerësoi se kontributi i Nënë Terezës është i paharrueshëm, duke u shprehur se ajo ishte zëri i miliona njerëzve të varfër. Dashuria dhe besimi ishin arma e saj, dhembshuria ishte forca madhore e shpirtit të saj. Me përkushtim ajo rendi drejt lirive dhe të drejtave njerëzore, u ktheu dinjitetin miliona njerëzve që ishin të zhytur në mjerim, harresë, sëmundje, u shpreh Topi.
a.k/NOA