E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Do te votohemi masivisht

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, inauguroi zyrën elektorale në Tiranë dhe foli për zgjedhjet elektorale të 23 qershorit.

“Zgjedhjet janë një proces që ka filluar kohë më parë, që me realizimin e Kodit Zgjedhor që i jep pushtetin partive, një Kod Zgjedhor i deformuar që mbetet përgjegjësi e dy partive të vjetra të tranzicionit shqiptar. Kjo zyrë do të jetë truri elektronik i të dhënave. Do të punojnë njerëz të kualifikuar”, deklaroi Topi. Kryetari i Frymës së Re Demokratike shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk duhet trajtuar si institucion partiak: “Sot, KQZ-ja është jashtë Zgjedhjet 2013Berisha: Rama bllokoi marrjen e statusitSvenson: Zgjedhjet, rruga për në BE Islami, deklarata e parë si demokrat loje, vazhdon manipulimi i listave dhe zgjedhjet e ndershme nuk janë të siguruara.” Më tej, Topi u shpreh i sigurtë se partia e tij “është një formacion solid politik” dhe se do të votohet masivisht: “Kemi të dhënat tona që na bëjnë optimistë dhe do i bëjmë prezent për shoqërinë shqiptare. Do të kontrollojmë procesin zgjedhor. Ne do të orientojmë përfaqësuesit tanë edhe në komunën më të largët të Shqipërisë dhe garantojmë zgjedhësit që nuk do të ketë manipulim të votës. Do të bashkëpunojmë edhe me faktorin ndërkombëtar që do të jetë prezent në zgjedhje.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›