E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Duhet maturi, qetësi e respektim i ligjit

Presidenti i Republikës, priti sot paradite Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino duke zhvilluar me të një takim të veçantë pune, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Topi përshkroi një panoramë të situatës më të fundit politike, sidomos të asaj paszgjedhore në vend, si dhe të përpjekjeve institucionale në drejtim të përfundimit sipas standardeve ndërkombëtare të procesit të zgjedhjeve vendore, duke theksuar forcërisht nevojën për: maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, respektim të ligjit, rendit ligjor dhe sidomos respektim të axhendës integruese evropiane të Shqipërisë nga të gjithë.

Gjithashtu Presidenti Topi ritheksoi se në pozicionin e Kryetarit të Shtetit shqiptar do të jetë përherë respektues i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, në interes të qytetarëve shqiptarë dhe përmbushjes së ëndrrës së tyre evropiane si dhe të stabilitetit të vendit.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan faktin se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për të përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës si dhe detyrimeve të tjera që nevojiten për anëtarësimin në familjen evropiane. Në këtë prizëm, për ti shërbyer axhendës evropiane të Shqipërisë, Presidenti Topi vlerësoi si të një rëndësie historike edhe vizitën e pritshme në fund të kësaj jave të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe delegacionit me zyrtarë të lartë të BE-së në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›