Topi-Duka, takim per futbollin

Nuk dihet ende nese takimi i shumediskutuar mund te behet sot apo neser, por ajo qe eshte e pandryshueshme ka te beje me faktin se Presidenti Topi nuk ka ndermend te beje spektatorin ne konfliktin e madh qe ka pushtuar futbollin shqiptar. Si nje tifoz i thekur (kreu i shtetit shqiptar eshte nje fans i ngjyrave bardheblu te Tiranes), ish-presidenti bardheblu, eshte medirianisht kunder kreut te qeverise, qe stadiumet i njeh vetem si toponime. Hyrja e tij ne kete mes mund te sjelle rezultate befasuese, por nuk dihet se sa bashkepunues do te jete nga ana tjeter presidenti Duka, qe prej me se dy vjetesh i ka rezistuar mire sulmeve te qeverise.
Ish-ministri Leskaj, ishte i pari qe u be kurban pas tentativave te deshtuara per te hedhur Armand Duken nga kolltuku me i larte i Federates Shqiptare te Futbollit. Kete e di mjaft mire edhe Pango, i cili nuk ka aspak ndermend te beje fundin e paraardhesit te tij. Kulmet e konfliktit dhe qetesimet e befta prej muajsh te tere krijuan nje imazh te gabuar se gjithcka mbaroi, pasi do te ishte vete Kryeministri Berisha, i cili pas humbjes se Kombetares sone ndaj Bjellorusise dhe Rumanise, nuk ngurroi aspak te drejtoje gishtin kunder lojtareve dhe FSHF-se, si manipulues te ndeshjeve, te cilat mbuluan me turp flamurin kombetar. Qetesia e fundvitit dhe e fillimvitit ishin iluzioni i radhes. Nuk e mendoi njeri se MTKRS do te kurdiste sulmin tjeter dhe... situata eshte e qarte, FSHF e sheh veten te pezulluar nga aktivitetet. Klubet jane hedhur ne proteste dhe per te qetesuar gjithcka duhet nje pushtetar tifoz. I vetmi qe e ka ne dore situaten eshte Presidenti Bamir Topi.
Takimi pritet nga ora ne ore. Enigmat e rrethojne ate, por peshperitet se do te kemi nje situate me te qete pas bisedes se shumepritur. Shpirti i tifozit i Presidentit Topi nuk mund te lejoje kurrsesi qe Shqiperia te mbese pa futboll, por njekohesisht, as te manipulohet ne emer te tij. Qielli gri qe ka mbuluar prej kohesh futbollin shqiptar mund te largohet. Nese ministri Pango dhe Kryeministri Berisha mund ta sakrifikojne pa asnje problem futbollin, Presidenti Topi nuk mund ta beje dicka te tille. Duket si nje loje "me nje te prekme", por ka mberritur aty ku nuk mban me. Ai qe prek dy here, del jashte...
Kater etapat e fundit te ngjarjeve
FIFA merr vendimin te pezulloje Shqiperine nga te gjitha aktivitetet nderkombetare, pasi veren se ka nderhyrje te medha te shtetit ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Organizmi me i madh i futbollit kerkon qe qeveria e Tiranes te mbaje distance nga autonomia e FSHF-se dhe te mos nderhyje ne punet e saj. FIFA dhe UEFA i ka kerkuar nepermjet nje faksi MTKRS-se te shmange auditin e saj nga fondet qe keto dy organizata kane derdhur ne arkat e federates. Tjeter kerkese ishte edhe firmosja e statutit, qe, sipas FIFA-s, duhej te ishte bere qe ne muajin qershor, kur zv/presidenti i saj, Erzik, takoi ministrin Ylli Pango. Pas FIFA-s, ishte UEFA qe mori te njejten mase, pezullimin e FSHF-se. Te dy organizmat jane shprehur se terheqja e shtetit do te ishte zgjidhja me e mire dhe se i kane lene 60 dite kohe MTKRS-se dhe FSHF-se te gjejne gjuhen e perbashket.
Presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe ministri Pango, jane takuar pak dite pas vendimit te dhene nga FIFA e UEFA per pezullimin e Shqiperise nga te gjitha aktivitetet nderkombetare, perfshire Kombetaren, klubet, gjyqtaret apo edhe seminaret e ndryshme. Pas takimit, qe zgjati me shume se nje ore, palet nuk kane arritur ne konsensus. Duka e vleresoi takimin, pasi, sipas tij, ishte hapi i pare drejt gjetjes se gjuhes se perbashket, ndersa nga ana tjeter, Pango i ka kerkuar Dukes te mbledhe asamblene e te firmose statutin, pasi nuk mund te toleronte me shume se cka bere. Pas ketij takimi, Duka-Pango ende nuk kane lene nje date per nje tjeter ballafaqim. Nderkohe, organizmat nderkombetare presin qe pikerisht kreret e dy institucioneve ne konflikt, te mundin te sheshojne gjithcka dhe te rikthejne normalitetin ne futbollin shqiptar.
Gjate klube te kategorise superiore dhe me sakte, Partizani, Tirana, Besa, Vllaznia, Elbasani dhe Shkumbini, firmosen nje peticion, ku kerkohej qarte doreheqja e presidentit Duka, nese ai nuk do te mund te garantonte paqen brenda 5 ditesh me MTKRS-ne. Klubet e shqetesuara per faktin se perjashtimi do te demtonte rende arkat e tyre, nuk kishin aspak ndermend te toleronin situaten e krijuar. Pak dite me pas, gjashte klubeve te lartpermendura, u jane shtuar edhe 14 ekipe te tjera, te cilat kerkonin largimin e kreut te FSHF-se. U mendua se klubet ishin organizuar nga vete ministri Pango per te firmosur peticionin. Kercenimi i klubeve ishte serioz, pasi diten e shtune, asnje prej tyre nuk zbriti ne fushen e lojes, duke bllokuar zhvillimin normal te kampionatit. Bisedimet bene te mundur qe kater dite me pas te zhvillohej nje tjeter takim.
Te enjten e kesaj jave, 12 perfaqesuesit e kategorise superiore paten nje takim te gjate me Komitetin Ekzekutiv, ku diskutuan ceshtjen ne fjale. Rezultatet e takimit ishin vertet befasuese. Klubet dhe federata arriten ne nje konsensus dhe marreveshja solli qetesine. Tani "armiku" ishte nje i vetem. Klubet e kthyen kursin 180 grade, duke sulmuar ministrin Pango. Ne kerkesen e perbashket klube-federate, i kerkohej kreut te dikasterit te MTKRS-se qe te firmoste statutin e miratuar ne qershorin e vitit te kaluar, kjo si nje kerkese e bere edhe nga FIFA e UEFA. Gjithashtu, klubet kerkonin qe ministri te plotesonte te gjitha kushtet e vena nga keto organizma dhe te hynte menjehere ne kontakt per te zgjidhur situaten. Nderkohe, ndeshjet u luajten normalisht, pasi klubet kishin premtuar se do te benin cmos qe gara te ecte ne menyre normale.