E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Etika e komunikimit qe ne femijeri

E enjte 20 Tetor 2011 1631 PRESIDENTI BAMIR TOPII perfshire prej disa ditesh ne replika ne distance me kryeparlamentaren Topalli kreu i shtetit Bamir topi ka leshuar mesazhe te qarta per etiken e komunikimit ne politiken shqiptare. Duke shfrytezuar ceremonine e diplomimit te studenteve ne shkollen politike shqiptare presidenti deklaroi se te jesh politikan nuk do te thote te jesh thjesht pjese e partive politike. Leksionet per menyren e sjelljes ne nje shoqeri demokratike tha topi merren hershem ne femijeri familje e shoqeri Secili qe futet ne politike duhet te jete se pari vetvetja dhe shumimi dhe sinkronizimi i vlerave patjeter bejne ate qe edhe politika te jete me cilesore te jete me perfaqesuese te jete nje politike qe me nje term ne e kemi cilesuar te jete konstruktive dhe te jete ne sherbim te njerezve te cilet i kane besuar ate pozicion te larte. Natyrisht duke u sjelle ne kete menyre duke vendosur se pari personalitetin i cili eshte i pari padyshim cdo njeri vjen ne nje shoqeri demokratike jo si nje produkt i klonuar i dikujt tjeter absolutisht. Ne optiken kritike te presidentit topi ka qene tjetersimi qe pesojne sipas tij disa njerez pasi perfshihen nga qarqet politike. Topi deklaroi se shoqeria shqiptare ka nevoje per nje vizion te ri politik por duke qene i kujdesshem te nenvizoje se nuk e ka fjalen per asnje grup apo person konkret. Ai e cilesoi vizionin e tij politik te njejtin qe Evropa dhe ShBA-te po ja japin Shqiperise si nje leksion qe ne momente te caktuara nuk eshte reflektuar nga politika shqiptare.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›