E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Integrimi europian, rruga e vetme për sigurinë

Presidenti Bamir Topi ka deklaruar ne samitin SEECP, në Stamboll se integrimi europian mbetet jo vetëm rruga e vetme e Shqiperise, por edhe perspektiva më e qartë për një të ardhme më të mirë për popujt dhe vendet tona.

"Vendi im ndodhet sot në një moment historik të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në NATO i kontribuoi dhe natyrshëm shpejtoi hapat e integrimit të tij evropian. Ka pak më shumë se një vit që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka hyrë në fuqi dhe vendimi për statusin e vendit kandidatit mbetet pritshmëri shumë e afërt e paraprirë nga një vendim po aq historik: liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian"- tha Topi.

Sipas tij, Shqipëria është sot një vend i rëndësishëm dhe strategjik për të siguruar, garantuar dhe shtrirë frymën e bashkëpunimit, paqes dhe dialogut në Evropën Juglindore, në Mesdhe dhe më gjerë.

Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se Shqiperia mbështet përpjekjet e përbashkëta që do të lehtësonin lëvizjen e lirë të qytetarë, krijimin e një hapësire ekonomike rajonale pa barriera, nderkohe qe ka theksuar fort mbeshtetjen per përfshirjen, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në nismat tona rajonale dhe ato shumëpalëshe, si dhe proceset integruese të saj dhe të të gjitha vendeve të rajonit për t'u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›