E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Integriteti i gjyqtareve rol ne forcimin e shtetit

Gjate takimit Topi pershkroi punen e bere dhe reformat e ndermarra ne sistemin gjyqesor me qellim konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe arritjen e plote te pavaresise dhe paanshmerise se pushtetit gjyqesor dhe institucioneve te tij.

Ne kete drejtim Kreu i Shtetit shqiptar nenvizoi rendesine e integritetit dhe profesionalizmit te juristeve te cilet duke kryer detyren e tyre ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi kontribuojne dukshem ne forcimin e shtetit te se drejtes dhe rritjen e imazhit dhe besueshmerise se sistemit gjyqesor ne interes te qytetareve shqiptare.

Duke nenvizuar rendesine e bashkepunimit mes institucioneve respektive gjyqesore Presidenti Topi shprehu mbeshtetjen e plote institucionale dhe personale per shkembimin e pervojave te ndersjella nepermjet organizimit te aktiviteteve te perbashketa dhe zhvillimin e metejshem te ketij bashkepunimi te frytshem. Ne kete pike Presidenti Topi vuri ne dukje faktin qe dy Gjykatat e Larta te vendeve respektive drejtohen nga dy zonja juriste me pervoje te gjate e te suksesshme dhe profesioniste te denja ne fushen e tyre.

Nga ana e saj Kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi zonja Vesna Medenica edhe ne emer edhe te delegacionit qe e shoqeron shprehu kenaqesine e vecante te ketij takimi dhe garantoi perkushtim maksimal ne drejtim te forcimit te sistemit te drejtesise dhe te institucioneve te tij.

Ne kete kuader Zonja Medenica theksoi se mbeten shume te rendesishme vijimi i vizitave te ndersjellta mes drejtueseve te institucioneve homologe te drejtesise dhe shkembimi e ndarja e vazhdueshme e pervojave pozitive sepse institucionet e drejtesise se dy vendeve ndajne shume sfida dhe objektiva te perbashketa mbi bazen e te cilave bashkepunimi do te vazhdoje te rritet e te forcohet edhe me tej.

2010-10-04 1502

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›