Topi Jo aleanca me partite e vjetra

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi e konsideroi takimin e së premtes
si hapin e parë publik për zyrtarizimin e rikthimit të tij në politikë.
"Do të jetë fundi i këtij muaji koha kur do të realizohet hapi përfundimtar për rikthimin tim që do të realizohet në selinë e re të Frymës së Re Demokratik. Unë në vendimmarrjen timë për t'u rikthyer në politikë rikthehem si misionar dhe nuk e lidh këtë me një pozicion të caktuar", tha Topi.
Topi theksoi se në opinionin e tij personal është i mendimit që FRD do të jetë një forcë në funksion të plotë të aspiratës qytetarë.
"Aleanca do të jetë vetëm me qytetarët dhe aspak me atë psikologjinë që është ndërtuar, të atyre që konsiderohen tashmë parti të vjetra", tha Topi.
Më herët për mediat foli edhe një prej themeluesve të FRD-së, Gazmend Oketa deklaroi se prania e ish-Presidentit në këtë forcë do të jetë një vlerë e cmuar.
Një takim midis Topit dhe grupit nismëtar të FRD-së ishte paralajmëruar që prej një jave, në emisionin e përjavshëm politik të “Top-Channel”, “Top-Story” i Sokol Ballës.
Ndërsa theksoi nevojën për një rotacion politik, i pyetur për angazhimet e tij të ardhshme politike Topi u shpreh në atë seri se: “Ju kam lajmëruar kohë më parë që me probabilitet të lartë e mendoj veten të kthyer në politikë. Mbajta një premtim, që nuk e shkela deri në sekondën e fundit sa isha president, që nuk mora pjesë në debate politike. Është fiksuar një takim me Oketën në javën që vjen. Do të diskutojmë gjërë e gjatë për të bërë të mundur një vendimmarrje finale, që mund të mbërrijë në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit”.
Në të njëjtin emision, Topi gjithashtu foli për nevojën e krijimit të një fryme dhe një fronti të re në politikë, në mënyrë që të bëhet i mundur kalimi i pushtetit nga duart e PD-së, në duar të tjera.
“Kam kritika të forta për mënyrën e administrimit të pushtetit, një tentativë për të patur kontroll edhe tek gjërat më të parëndësishme. Një pushtet që jep këto sintoma, që keqpërdor dhe falsifikon edhe votën e presidentit, atëherë për çfarë duhet të kem besim unë? Pse duhet të kërkoj shenjë tjetër? Nuk ka nevojë të marrim shumë simptoma. Është e domosdoshme të ketë rotacion, por nuk parashikoj se qysh-tek”, theksoi Topi.