Topi Jo aleance me PD-PS

Ndërsa zgjedhjet afrohen, situata po galvanizohet. Mbi dy partitë e medha po rëndon hija e një fitoreje të paplote dhe nevoja për mbeshtetjen e partive që po identifikohen me polin e trete.
Por, çfarë do të bëjë fraksioni me i madh i partisë demokratike tashme në opozite? A mbetet për ta thjesht mision rrëzimi i Berishës apo edhe një program ndryshe i të djathtes?
A do jete FRD një opozitë e fortë siç i sugjeron me ironi kreu i Partisë Socialiste apo do të jetë vendimmarrës për fatet e qeverisë së ardhshme?
Për të gjitha këto pyetje, kreu i FRD-së, Bamir Topi, dha përgjigje në një intervistë eksluzive përballë Sokol Ballës, në emisionin e përjavshëm politik të së enjtes, “Top-Story”.
Sokol Balla – Zoti Topi, përshëndetje dhe mirëseerdhët në studio. Sondazhet tregojnë për momentin një fuqizim të FRD-së si element i fuqishëm elektoral. Por, a keni diçka përtej fasadës së sondazheve për të treguar që FRD nuk është me të vërtetë një fasadë?
Bamir Topi – Ky është një moment kur duhet të jemi konkretë dhe jo të varur nga sondazhe që në Shqipëri nuk kanë kredibilitet, aq më shumë kur sondazhet futen nga disa subjekte për të denatyruar flukset elektorale. Si politikan dhe njeri me eksperiencë, shoh tendenca të qarta në elektoratin shqiptar. FRD do të jetë një forcë e rëndësishme në vendimarrjen parlamentare, por edhe në qeverinë e ardhshme.
Sokol Balla – Megjithatë, cila është forca reale elektorale e partisë suaj?
Bamir Topi - Nëse i referohemi kohës që u krijua FRD, duke marrë në konsiderratë futjen time në këtë subjekt, ende nuk janë bërë gjashtë muaj, por në këtë kohë ndërkohë partia është struktuar në të gjithë vendin. FRD ka dëshmuar në këtë periudhë të shkurtër se është shpërndarë kudo, e ne bëjmë takime pa transportuar njerëz nga Tirana, edhe sepse është në interesin tonë që të shohim cila është mbështetja në të gjithë qelizat e territorit.
Sokol Balla - Sondazhet tregojnë se votuesit tuaj vijnë nga gardhi i PD-së. A e bën kjo misionin tuaj të limituar në një drejtim apo FRD është një parti që shkon përtej origjinës së saj, fraksionit të shkëputjes nga partia e madhe?
Bamir Topi - Në eksperiencën time, unë si qytetar, e si politikan nuk jam mësuar të futem tek gardhi i të tjerëve, por dua të them se FRD nuk është një linjë që del nga ajo parti në mënyrën më absolute. Tendenca për të krahasuar me disa lëvizje të tjera që kanë ndodhur në retroskeptivë është e gabuar. Gjysma e zgjedhësve nuk votojnë, janë pa dyshim emigrantët, por edhe indiferentët apo alergjikët nga politika, nga qeverisja e radhës dhe këtë e kam vërtetuar personalisht në 2005-n. Fakti që në atë kohë mora mbi 50% të votuesve që isha votuar tradicionalisht, tregon se ka gjithmonë një kontigjent votuesish që janë të fshehur, por që presin një projekt dhe profil të ri të caktuar politik. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje, sigurisht nuk është gjë e mirë. Është thënë shpesh në Shqipëri se duhet zgjedhur e keqja më e vogël midis dy altenativave. Njerëzit zgjedhin të keqen më të vogël ose nuk votojnë sepse s’ka tjetër alternativë. Por, tashmë ka një alternativë më shumë, ne jemi një parti e qendrës së djathtë, kemi një program të qartë, që do të marrë formën zyrtare në gjysmën e dytë të muajit prill dhe kjo do të jetë kontrata politike që do të kemi me shqiptarët.
VAZHDON