Topi-McIlwham: Tensioni politik dëmton integrimin
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar sot një tjetër takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona McIlwham, temë bisedimi me të cilën ka qënë situata poszgjedhore.
Presidenti Topi ndau me Ambasadoren britanike McIlwham shqetësimin lidhur me situatën aktuale, dhe nëvizoi se duhet ruajtur qetësia, vetëpërmbajtja, rendi publik si dhe se duhet gjetur ekuilibri i nevojshëm që vendi të mos rrëshqasë në tensione të panevojshme politike. “Këto do të ishin të mundura vetëm nëpërmjet zbatimit me rreptësi të ligjeve dhe respektimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese nga kushdo.” – theksoi Presidenti.
Kreu i Shtetit shqiptar dhe Ambasadorja britanike ndanë të njëjtin mendim se situata e tensionuar në vend po dëmton jo vetëm aspiratën integruese evropiane të Shqipërisë, por edhe imazhin e saj në botë, duke e ilustruar këtë edhe me shtyrjen e vizitës së planifikuar e të mirëpritur të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo në Tiranë.
Nga ana e saj, Ambasadorja Fiona McIlwham i shprehu Kryetarit të Shtetit shqiptar gjithë mbështetjen e saj si përfaqësuese diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar për rolin konstruktiv që po vazhdon të luajë si dhe për mesazhet dhe apelet pozitive e bëra deri më tani nga Presidenti Topi në funksion të qetësimit të situatës dhe gjetjes së një zgjidhje institucionale e ligjore.
(m.a/BalkanWeb)