E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Me shume bashkepunim Shqiperi-Kosove per drejtesine

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka pritur Kryetarin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves Enver Hasani. Topi duke nenvizuar rendesine e nje sistemi gjyqesor me institucione profesionale te paanshme dhe te konsoliduara ne pavaresine e tyre larg influencave politike ka theksuar nevojen e rritjes se bashkepunimit te gjithanshem mes dy vendeve.

Ne kete takim eshte theksuar rendesia e hartimit dhe realizimit te projekteve konkrete te gjykatave kushtetuese te te dy vendeve te konkretizuara permes nenshkrimit te marreveshjeve te ndryshme te bashkepunimit.

Megjithese Kosova eshte ende nje shtet i ri dhe me institucione relativisht te reja jane te dukshme perpjekjet e saj per forcimin dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes tha Topi.

Kryetari i Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves Enver Hasani siguroi se institucioni qe ai drejton do te vazhdoje te konsolidoje bashkepunimin me Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise si dhe do te punoje akoma me shume ne drejtim te forcimit te shtetit te se drejtes ne Kosove.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›