E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Mjaft politikes konfliktuale

Bëhet edhe më i dukshëm kufiri ndarës mes Partisë Demokratike dhe Frymës së Re Demokratike që udhëhiqet nga ish-presidentit Bamir Topi.

Zoti Topi tha se panorama social-ekonomike dhe politike është e zymtë dhe sipas tij shembujt janë të shumtë.

“Palë politike që vetëm akuzojnë dhe denigrojnë të tjerët duke refuzuar dialogun për reformat e integrimit, qytetarë që vuajnë për bukën e gojës ndërkohë që padronët e pushtetit thonë se kemi rritje ekonomike të krahasueshme edhe me Gjermaninë. Qytete dhe komuna të cilat prej kohësh janë në errësirë, kur politika na thotë se jemi fuqi energjitike rajonale, të sëmurë që humbin jetën për shkak të mungesë së ilaceve ndërsa politika vetë kurohet në spitale private”, tha Topi.

Por ndërsa akuzoi qeverinë se nuk realizoi dot detyrat e shtëpisë zoti Topi në anën tjetër nuk dha asnjë sinjal të qartë për koalicionet e mundshme në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013.

“Qytetarët janë të lodhur nga politika konfliktuale dhe janë të zhgënjyer nga partitë e vjetra politike. Ata kërkojnë zgjidhje të reja, më shumë shpresë dhe besim për një shoqëri dhe shtet për qytetarët, më demokratik dhe më përfaqësues”, shtoi Topi.

Në stafin e ri të FRD-së, Gazmend Oketa do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i partisë, ndërsa ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj do të jetë nënkryetar i saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›