E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, Njeriu i vitit dhe nj

• Martin LekaPresidenti i Republikës,  Bamir Topi, është zgje-dhur “Politikani i Vitit”, nga një anketë e një prej gazetave të përditshme, e cila po formëson një lloj tradite në këtë fushë. Më pas, një tjetër media serioze, padyshim, ndër ose më e shikuara në vend, televizioni “Top-Channel”, në anketën e organizuar me këtë rast, e zgjodhi përsëri Presidentin e Republikës si “Njeriun e Vitit” ...Në fakt, personalisht kam qenë skeptik e indiferent ndaj sondazheve që organizohen, madje shpesh kam qenë kritik e skeptik ndaj tyre, për shumë arsye. Ka arsye që lidhen me traditën dhe përvojën. Në Shqipëri nuk ekziston një traditë në këtë fushë, për më tepër nuk mund të flitet për përvojë në këtë drejtim edhe pas rreth dy dekadave pluralizëm. Ka arsye që lidhen me infrastrukturën që kërkohet. Edhe sondazhet e fundit janë të mbështetura vetëm në postën elektronike e-mail. Ka arsye që lidhen me metodologjinë e përdorur. Për të arritur rezultate sa më të sakta apo sa më afër realitetit, duhet të përdoret padyshim një metodologji e përcaktuar, e cila duket se pak njihet në vendin tonë. Ka arsye që lidhen me seriozitetin apo me interesa të caktuara të subjekteve të interesuara në këtë drejtim. Për të qenë sa më konkret, po mundohemi të marrin ndonjë shembull. Para më shumë se një viti, një nga gazetat e përditshme, sigurisht nën kujdesin e pronarit, realizonte një anketë, në të cilën përfshiheshin disa pyetje për lexuesit. Në ditën e shpalljes së rezultateve, tregon specialisti i kalkulumit të të dhënave, shfaqej pikërisht pronari, i cili, në varësi të interesave të veta, manipulonte fiktivisht rezultatet që publikoheshin në gazetë?!...  Tjetër. Në gazetën e cila siç e theksuam në fillim, po formëson traditë në këtë drejtim (kjo është një shenjë serioziteti në fakt dhe një risi), më tregonte dikush para disa ditësh se ka fituar anketën si “aktori i vitit”, një aktor që përgjatë gjithë vitit, nuk ka vënë në skenë dhe nuk ka luajtur asnjë rol, qoftë edhe sekondar(?!)… Pavarësisht kontributit dhe popullaritetit që “X” apo “Y” person publik, qoftë ky shkrimtar, politikan, aktor, shkencëtar, etj., kjo në fund të fundit tregon edhe për një mungesë serioziteti, pa dashur të paragjykohet më tej. Por rasti më flagrant, prej të cilit kam fituar edhe nxitjen për një shkrim të tillë, është rasti kur po në të njëjtën gazetë për të cilën po flas, kam parë para do kohe “Njëqind gratë më të shquara të shekullit”. Qoftë edhe si kuriozitet, kjo të intrigon disi. Unë nuk e di (as kolegët e mi të gazetës nuk sqarojnë lexuesin për këtë) se mbi ç’bazë, kritere apo metodologji shkencore apo historike janë mbështetur në një përcaktim të tillë. Në “paradën” e grave të shekullit, prijnë në radhë aktoret e skenës dhe ekranit... Më pas prijnë gazetaret femra… Më pas folëset televizive dhe gazetaret e ekranit. Më pas disa shkrimtare… Ka edhe ndonjë politikane… Kështu është plotësuar numri “100” i “divave” të shekullit.VINI RE: VETEM GONXHE BOJAXHIU – NENE TEREZA MUNGON! Qysh në këtë konstatim, besoj çdokush do të kishte kurajën e duhur për të qeshur me ironi e për të mos besuar në seriozitetin me të cilin i marrim punët ne shqiptarët. Edhe gazetarët! Kur e njoha gazetaren dhe folësen e njohur televizive, Sonila Meço se ishte edhe ajo në këtë “listë”, ajo thjesht më tha: “mos u tall, po dal në pension atëherë, pa bërë dhjetë vite punë”?!... Përtej këtyre rasteve për të cilat folëm, ndryshe qëndron problemi në përzgjedhjen e bërë për “politikanin e vitit”. Pas rezultatit të shpallur nga Top-Channel, mendoj se është rasti të analizohet me gjakftohtësi një fenomen, ai i popullaritetit të një personi në fushën përkatëse ku ai ka zgjedhur të kontribuojë. Me zgjedhjen e tij në postin e lartë të Kreut të Shtetit, Bamir Topi “kishte” të gjitha mundësitë t’i binte me “shqelm” popullaritetit të tij, të evidentuar shpesh jo vetëm në politikën e djathtë, por të konfirmuar e pranuar edhe nga opozita, edhe pse kjo shpesh kishte ngarkesa që shkonin në kundërvënie dhe në sulm të “armikut” të njohur, Berisha.. Këto “mundësi’ imagjinare, ai i kishte nëse do të vazhdonte të sillej në pozicionin e ri jo si numri Një i qytetarëve të Republikës, por si numri Dy i Partisë Demokratike?!... Edhe pse ka pak muaj në detyrë, Topi i ka zhgënjyer besoj militantët e partisë së vet apo të partive kundërshtare: të parët që me naivitetin e tyre prisnin të vijonte politikën partiake dhe ta konsideronin Presidencën një aneks të selisë blu dhe të dytët, që prisnin po të njëjtën gjë, por me sens të kundërt të qëllimit: Topi të bënte gabime në sjelljen e tij si partiak, në mënyrë që shigjetat të drejtoheshin sa nga Kryeministria, sa nga Presidenca… Duket pra, se Kreu i Shtetit nuk e kënaqi asnjërën palë, për ironi dhe për fatin e të dyja palëve njëkohësisht. Rasti i Bamir Topit, i njohur për perfomancën politike të qartë, të qëndrueshme, luajale, tregon se në fund të fundit, opinioni publik është një “etalon” që di të orientojë. Por është edhe një rast për të pasur besim se edhe sondazhi apo anketa, po krijojnë njëfarë profili të tyre, gjithnjë në funksion e shërbim publik.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›