E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Partite te heqin dore nga bojkoti


Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka drejtuar një apel partive politike në vend me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Në mesazhin e tij, Topi ka kërkuar që të hiqet dorë nga bojkotet dhe nga praktikat denigruese.

“Kuvendi është institucioni më i lartë përfaqësues i popullit. Apeloj që partitë parlamentare të heqin dorë nga bojkoti dhe të mos aplikojnë praktika denigruese dhe izoluese për pakicën”, është shprehur Topi.

Kreu i shtetit ka bërë thirrje që Parlamenti, në asnjë rast dhe asnjë arsye të mos kthehet në gjyq politik.

“Qytetarët kanë nevojë të shohin një parlament që bën shumë punë”, ka shtuar presidenti Topi.

Arvizu: Vullnet për reforma

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka kërkuar që aktoret kryesore të politikës shqiptare, të tregojnë ReformatArvizu: Vullnet për reforma vullnetin politik, për të cuar përpara reformat që kërkon vendi, një rruge që është ndjekur më parë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Arvizu ka theksuar se vete shqiptaret luajne nje rol te rendesishem ne bindjet qe ata kane dhe ne kerkesat qe ata i drejtojne liderve te tyre.

“Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim por edhe shqiptaret duhet t'ua kerkojne liderëve te tyre”, tha Arvizu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›