E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Reforma zgjedhore e rendesishme per permiresimin e zgjedhjeve te ardhshme



Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikes Bamir Topi e cileson reformen zgjedhore te rendesishme per te bere permiresimet e duhura ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira se ato te kaluarat. Kete deklarate kreu i shtetit e beri dje gjate nje prononcimi per mediat nga qyteti i Fierit ku zhvilloi takime te vecanta me kryetarin e Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj dhe me kryetarin e Keshillit te Qarkut Luan Mucaj. I pyetur per letren qe komisioneri europian per Zgjerimin Shtefan Fyle i dergoi pak dite me pare kryeministrit Berisha kreu i shtetit u shpreh se nje komunikim i tille eshte normal dhe se reforma zgjedhore gjithmone ka perbere shqetesim per faktorin nderkombetar.
Presidenti komentoi gjithashtu edhe fushaten e akuzave te ndersjella midis politikaneve shqiptare ndersa inkurajoi Prokurorine qe te beje punen e saj dhe ti zbardhe sa me pare keto akuza.
Reforma
Besoj qe eshte e drejta ekskluzive e zotit Fyle per te ndare shqetesimet ne kuadrin edhe te nje bashkepunimi por edhe pozicioni institucional qe ka zoti Fyle. Ne jemi vazhdimisht ne kontakt me perfaqesuesit e nderuar qe ka Bashkimi Europian. Sigurisht qe reforma zgjedhore sikurse eshte thene eshte nje moment i rendesishem i reformes ne vazhdimesi qe ka te beje me Kodin Zgjedhor dhe me nevojen qe zgjedhjet e radhes te jene gjithmone me te mira se zgjedhjet paraardhese. Keshtu qe nuk kam asnje koment negativ per cdo komunikim institucional qe behet ne favor te permiresimit te punes - eshte shprehur kreu i shtetit ne lidhje me reformen zgjedhore.
Vetem pak kohe me pare presidenti Topi dekretoi daten 8 maj 2011 per mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Nderkaq sipas Kodit Zgjedhor reforma zgjedhore duhet te perfundoje 6 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve por duket se kjo dispozite nuk ka per tu zbatuar per shkak se partite politike nuk kane nisur punen per kete ceshtje.
Akuzat
Persa i perket situates politike e cila eshte karakterizuar se fundi nga nje fushate akuzash te ndersjella nga deputetet e te dyja partive politike Topi tha se Prokuroria duhet te beje punen e saj ndersa vuri theksin ne domosdoshmerine e ruajtjes se pavaresise se institucioneve te Drejtesise. Jam edhe nje here ne kuader te vleresimit te pozicioneve te pavarura. Nuk deshiroj qe te marr pozicionin e atij qe i ben promocion apo qe eshte avokat i Prokurorise. Institucioni i Prokurorise eshte nje institucion i ndertuar me ligj i decentralizuar i ka te gjitha detyrimet e kompetencat e veta dhe une e inkurajoj qe te beje punen e vet - eshte shprehur Topi. Kreu i shtetit iu shmang pyetjes se gazetareve ne lidhje me procesin e miratimit te kandidateve ne Gjykaten Kushtetuese. Une e kam thene vazhdimisht qe Presidenti respekton pavaresine e cdo institucioni. Asnjehere nuk kam komentuar dhe nuk besoj se do te bie ne ate pozicion qe te komentoj vendimet e Parlamentit i cili eshte sovran ne cdo moment. Keshtu qe nuk kam koment tjeter per kete - eshte shprehur presidenti Topi.

Haxhinasto niset sot drejt Brukselit pritet te takoje Fylen

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto do te niset sot drejt Brukselit ku do te marre pjese ne takimin e Ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s qe do te zhvillohet me date 14 tetor 2010. Ne kete takim ministrat e Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes do te percaktojne prioritetet e Aleances ne pergatitjet per Samitin e krereve te shteteve dhe qeverive qe do te zhvillohet ne Lisbone ne datat 19-20 nentor 2010. Gjate qendrimit te tij ne Bruksel Haxhinasto do te zhvilloje takime dypaleshe me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem belg Stiven Vanackere si dhe do te kete takime me komisionerin europian per Politiken e Zgjerimit dhe Fqinjesise Shtefan Fyle si dhe me eurodeputete nder te cilet edhe me eurodeputetet Shulz Fajon Albertini Svoboda dhe Roucek. Temat kryesore te ketyre takimeve do te jene marredheniet dypaleshe ecuria e procesit te integrimit europian te Shqiperise si dhe zhvillimet rajonale.

Berisha akuza Rames per mungesen e parkingjeve ne Tirane

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar dje gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e qeverise kryetarin e Bashkise se Tiranes per mungesen e parkingjeve ne Tirane. Sipas Berishes trafiku ne Tirane eshte ne kaos dhe shkak per kete perben dhe mungesa e parkingjeve. Sipas kreut te qeverise kjo situate duhet te perfundoje sa me pare dhe se qeveria do te jape ndihmesen e saj ne kete drejtim. Eshte bere problem i jashtezakonshem ne disa qytetet ceshtja e parkimit. Kryetari i Bashkise se Tiranes e zgjidhi duke thene se fajin e kane veturat ndonese ky eshte kryeqyteti i vetem ne Europe dhe ne bote qe nuk ka nje parkim. Ky ishte konkluzioni i tij i djeshem. Une nuk them se nuk ka njerez qe kane probleme me guidimin por gjeja me e paimagjinueshme eshte qe nje kryeqytet me 800 mije banore te mos kete nje parkim te vetem. Parkimi eshte bere nje problem jashtezakonisht shqetesues dhe madhor. Me pare qytetari vjen nga Durresi ne Tirane sesa nga Kinostudioja ne zyrat e Kryeministrise apo te Universiteti. Kjo per shkak te trafikut dhe kaosit qe ekziston. Zoteria e tij ka 12 vjet ne Tirane dhe nuk ka ndertuar nje parkim nga fondet me partneritet apo si te doje. Ndonese edhe toke ne partneritet publik-privat mund te gjeje dhe te ndertoje vend-parkime. Nuk mund te ecet keshtu. Por duhet te merremi ne menyre te posacme me ceshtjet e parkimeve sepse ketyre u ka mbetur ora. Keta i trajtojne qytetet si ne kohen kur nuk kishte vetura - eshte shprehur Berisha. Gjate fjales se mbajtur dje ne mbledhjen e qeverise kryeministri u ndal ne disa nga shtyllat me kryesore ku duhet te perqendrohet projektbuxheti i vitit 2011. Ai tha se prioritetet do te kete infrastruktura rritja e pagave dhe pensioneve si dhe lufta kunder varferise. Ne fund te fjales se tij kryeministri u beri te ditur ministrave se kane nje jave afat qe te rimodelojne buxhetin per vitin 2011 ne shtyllat kryesore qe ai permendi.

14 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›