E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Shoqeria shqiptare ne situate pasigurie

Kryetari i Frymës së Re Demokratike mblodhi këtë të enjte kryetarët e rretheve të kësaj force për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, që sipas Topit do të jetë një proces demokratik dhe do të garantojë një përfaqësim dinjitoz.

"FRD më 23 qershor do të arrijë objektivin e saj politik që do ta cojë në Parlament", tha Topi, duke përcjellë edhe shqetësimin lidhur me listat zgjedhore, të cilat ende nuk janë nxjerrë dhe që sipas kreut të FRD-së justifikim i pushtetit vendor mbetet mungesa e fondeve.

Gjatë fjalës së tij Topi foli edhe për median dhe rolin e saj, ndërsa përmendi sulmin e fundit kryer ndaj Top Channel. "Ditët e fundit kemi parë presionin ndaj Top Zgjedhjet 2013Meta: Të ndryshojmë ÇorovodënPunësimi, përsëriten premtimet e 2009 Topi-qytetarëve: Verifikoni listat Channel, që po nxirret brutalisht nga ambientet. Disa media dhunohen, ndërsa disa të tjera stimulohen me paratë e taksapaguesve. TVSH është një bunker për të sulmuar institucionet që nuk shkojnë në linjën e pushtetit", tha Topi.

Kreu i FRD-së shprehu shqetësimin për atë që ai e quajti tentativë për paraqitjen e një situate surreale për parashikimin e zgjedhjeve.

"Parashikimi i zgjedhjeve vazhdon të bëhet sipas vitit 2009", u shpreh Topi. Sipas tij, shoqëria shqiptare është futur në një situatë pasigurie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›