Topi: Shqipëria do vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prizren, 26 Qershor, NOA Në rrugëtimin e vështirë pas pavarësisë, Shqipëria do të jetë një mbështetëse e fuqishme edhe në të ardhmen në përpjekjet e Kosovës për integrim në familjen evropiane dhe atë euroatlantike, duke ndarë me të edhe përvojën tonë të vlefshme integruese.
Këtë fakt, presidenti i Republikës, Bamir Topi
ia ka komunikuar homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu, në kuadër të takimit
katërpalësh të presidentëve të vendeve fqinje që po mbahet në qytetin historik
të Prizrenit, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.
Në fillim të këtij takimi, Topi i shprehu Sejdiut mirënjohjen dhe vlerësimet për organizimin e takimit e presidentëve të katër vendeve fqinjë të rajonit në qytetin e Prizrenit.
Ky takim, i dyti i katër Presidentëve pas atij
të Vlorës, është një kontribut i jashtëzakonshëm për imazhin e vendeve të
rajonit ballkanik si bashkëpunuese, bashkëvepruese dhe në marrëdhënie të
qëndrueshme e progresive të fqinjësisë së mirë, në shërbim të interesave të
ndërsjellë e në përmbushje të ëndrrës së përbashkët për të qenë pjesë e
familjes së madhe evropiane.
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu besimin se Kosova do të vazhdojë të jetë e suksesshme, pas krijimit të një shteti të ri demokratik e shumë-etnik, që të ndërtojë e të konsolidojë institucionet e veta të pavarura kushtetuese, të cilat do të mbrojnë ligjin dhe interesin e të gjithë banorëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësitë etnike, të zhvillojë ekonominë e saj, të rrisë mirëqenien e qytetarëve të saj e të përmbushë reformat e rëndësishme që do përmbushin aspiratën e popullit kosovar për integrimin në strukturat euroatlantike.
Nga ana e tij, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u pajtua me homologun e tij shqiptar përsa i përket rëndësisë së madhe të takimit të Prizrenit në shërbimin të qëndrueshmërisë së Ballkanit dhe forcimit të saj të mëtejshëm, duke theksuar se me takimin e organizuar një vit më parë në Vlorë, u shënua nisja e një procesi të madh bashkëpunimi rajonal.
Të dy presidentët ndanë të njëjtën pikëpamje se duhen shtuar përpjekjet dhe angazhimet e bashkërenduara për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat duke ndarë dhe se duhet punuar më shumë në drejtim të rritjes së pjesëmarrjes së shtetit të ri të Kosovës në sa më shumë nisma dhe takime ndërkombëtare.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")