E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Shqipëria, e angazhuar kundër krimit

PARIS- Presidenti Bamir Topi në fjalën e tij në Forumin e Krans Montanës ka deklaruar se Shqipëria është e angazhuar në luftën kundër krimit, si një nga kriteret thelbësore për statusin e vendit kandidat në BE.
Duke pranuar se Shqipëria dënon kategorikisht të gjitha veprimet e terrorizmit, si kriminale dhe të pajustifikueshme, pavarësisht nga motivimi i tyre, format dhe manifestimi, Topi ka përmendur një sërë masash të marra në këtë drejtim.
"Ne i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë jo vetëm miratimit të një kuadri ligjor bashkëkohor, por edhe institucionalizimit të bashkëpunimit të agjensive të specializuara vendase dhe të huaja"- tha Topi.
Ai ka shtuar më tej se "Shqipëria, Ballkani, Evropa Juglindore kanë një pozitë gjeografike lakmuese për tranzitimin e linjave ndërkombëtare të trafikimit të paligjshëm dhe të krimit të organizuar. Ndryshimi i sistemeve politike dhe krijimi i shteteve të reja, i pasuar me konflikte të zgjatura lehtësoi fenomene të tilla si kontrabandën, trafiqet e paligjshme, grabitjet dhe vjedhjen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nacionalizmin ekstrem të shoqëruar me dhunë, të cilët rrezikuan dhe vonuan proceset demokratike të vetë shteteve të këtij rajoni".
Më tej ai ka kujtuar se vendi ka bërë përparime, jo vetëm në luftën kundër korrupsionit, por edhe në parandalimin e fenomeneve që kanë të bëjnë me trafiqet e paligjshme.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›