Topi: Standardet në drejtësi, me rëndësi për integrimin
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përshëndeti çeljen e konferencës dyditore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore, e cila i kushton vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia dhe gjyqësori.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i shtetit e vuri theksin në rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor, duke theksuar se kjo pavarësi përbën një nga shtyllat bazë ku duhet të mbështet shteti i së drejtës. Presidenti deklaroi se një ndër vështirësitë me të cilat përballet drejtësia është presioni dhe imponimi i ushtruar në në vendimmarrje.
Presidenti Topit vlerësoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për përmirësim, duke theksuar se arritja e standardeve kërkon përpjekje nga të gjithë.
Kreu i shtetit e vuri theksin edhe në rëndësinë e reformave, në mënyrë të veçantë në këtë 100-vjetor të pavarësisë së vendit, që siç tha ai, vendi të arrijë të marrë statusin e kandidat për në BE. “Një nga kriteret është arritja sa më shpejt e standardeve që kanë të bëjnë me drejtësinë”- u shpreh Presidenti.
Më tej presidenti Topi theksoi se kjo konferencë do të përbëjë një hap të rëndësishëm për konsolidimin e drejtësisë.
“Gjykata e Lartë ka një rol thelbësor në funksionimin e tërë sistemit gjyqësor. Roli i Gjykatës së Lartë është i pazëvendësueshëm. Uroj gjithashtu që kjo konferencë të ndiqet edhe nga të tjera.”- u shpreh Topi.
Konfernca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore është nismë e Institutit CEELI, me seli në Pragë, por duke parë interesimin dhe përfitimin e vendeve pjesëmarrëse prej saj, kryetarët e Gjykatave të Larta të 14 shteteve vendosën unanimisht që kjo konferencë të organizohet çdo vit në një nga vendet pjesëmarrëse. Në mbështetje të këtij vendimi Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e kësaj Konference dyditore (14-16 maj).
Në Konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Azerbajxhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Sllovakisë, Ukrainës dhe gjyqtarë e juristë të shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(vijon)