Topi: Vleresojme maturine e klases politike te Kosoves
Gjate takimit me ministrin e Jashtem te Kosoves, presidenti Topi vleresoi maturine e klases politike dhe udheheqjes kosovare ne kapercimin e sfidave te ndryshme, ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve te pavarura demokratike. Ne arritjet e deritanishme te diplomacise se re kosovare Topi permendi vecanerisht emerimin e dhjete ambasadoreve te rinj kosovare dhe vuri ne dukje nevojen e sinkronizimit te te gjithe elementeve diplomatike mes dy vendeve tona.