Topi-Vujanoviç: Me rëndësi, rritja e bashkëpunimit mes vendeve tona

Prizren, 26 Qershor, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një takim me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me të cilin zhvilloi një bisedë të fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Në këtë kuadër, ata shprehën vullnetin e tyre
politik për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të
ndërsjellë, duke vënë në dukje nevojën për rritjen e shkëmbimeve
ekonomiko-tregtare, fuqizimin e sistemit të komunikacionit, lehtësimin e
mëtejshëm të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve, për investime në
hapësirat dhe infrastrukturën që mundëson përdorimin e frytshëm të resurseve
turistike në të dyja vendet,etj.
Presidenti Topi theksoi angazhimi i plotë i Shqipërisë për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh vjen mbi parimet e standardet, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe ato të integrimit evropian.
Serioziteti i një angazhimi të tillë buron
nga politika konstruktive si dhe nga vizioni ynë i qartë për të kontribuar për
një rajon të stabilizuar, të zhvilluar ekonomikisht, në prosperitet dhe harmoni
mes popujsh, u shpreh ai.
Në vijim, kryetari i shtetit shqiptar vlerësoi organizimin e këtij takimi në
Prizren si me shumë interes edhe për partnerët tanë strategjikë dhe edhe një
herë nënvizoi domosdoshmërinë e përfshirjes së shtetit të ri të Kosovës në
forume dhe nisma rajonale, çka do të ishte një kontribut real për të ardhmen e
rajonit tonë në konsolidimin e një imazhi të ri të zhvillimit të paqtë e të
qëndrueshëm si dhe të prosperitetit mbi bazën e vlerave humane e demokratike.
Nga ana e tij, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, duke e vlerësuar këtë takim si të rëndësishëm e të frytshëm për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, vuri në dukje se u duhet kushtuar më tepër rëndësi projekteve të përbashkëta në koordinim edhe me bashkësinë ndërkombëtare.
Në këtë pikë, të dy presidentët pasi vlerësuan lart marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira institucionale dypalëshe, theksuan nevojën e tërheqjes së më shumë fondeve nga Bashkimi Evropian për përmirësimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta si ai për Liqenin e Shkodrës dhe Lumit Buna, të Parkut Kombëtar të Bjeshkëve të Namuna apo të tjera për zhvillimin e turizmit ku një rol të madh do të luante edhe liberalizimi i regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e rajonit.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")