Topi-Wollfarth Me shume shanse grave ne Kodin e ri

Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi zhvilloi të enjten një takim me ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth.
Takimi i mbajtur në ambientet e Presidencës korrespondon edhe me 8 Marsin si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Pas takimit, në prononcimin e tyre për mediat, Presidenti Topi dhe zoti Wollfarth kanë shprehur rolin dhe rëndësinë që duhet të kenë gratë në vendimmarrje dhe faktin se atyre duhet t’u jepen shanse të barabarta në Kodin e ri Zgjedhor për t’u zgjedhur si përfaqësuese politike të vendit të tyre.
"Unë dëshiroj të specifikoj, duke iu referuar 8 Marsi8 Marsi, kremtime në vend kësaj dite të rëndësishme, rolin e veçantë të OSBE-së për promovimin e grave në politikë. Është një projekt kombëtar, i zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që evidenton nevojën e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë dhe në jetën shoqërore në Shqipëri. Sot është dita për të reflektuar rolin e jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri, padyshim për të evidentuar një progres të pamohueshëm që është bërë në vite. Gratë sot janë prezente në politikë, janë në institucione, janë në shoqërinë civile, por natyrisht 8 Marsi të rikthen edhe në çështje që duhet t’i marrim në konsideratë, çështja e punësimit dhe çështja e prezantimit në mënyrë fare fare të barabartë me burrat", tha Topi.