E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhjet ne Paskuqan, me 24 shkurt

Komuna e Paskuqanit do te votoje per kryetarin e saj me 24 shkurt. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje me ne fund daten se kur do te zhvillohen zgjedhjet e pjesshme ne Paskuqan, duke percaktuar te dielen e fundit te shkurtit. Nga muaji nentor, komuna e Paskuqanit nuk ka kryetar, pas vdekjes se te zgjedhurit demokrat, Jashar Hoxha. Per nje periudhe te gjate kohore, si Presidenti ashtu edhe Qeveria e lane pas dore diskutimin per kete ceshtje dhe caktimin e dates se zgjedhjeve. Ne nje kohe kur ne Kodin Zgjedhor percaktohen qarte procedurat qe duhen ndjekur. Ne nenin 14 te kodit zgjedhor, thuhet saktesisht se kur vendi i kryetarit te komunes mbetet vakant, brenda dy javeve Keshilli i Ministrave njofton Presidentin e Republikes. Me pas, kreu i shtetit cakton daten e zgjedhjeve te pjesshme brenda 45 diteve nga data e njoftimit. Por, Presidenti Topi e dekretoi daten e zgjedhjeve vetem, dje kur kishte kaluar me kohe afati prej 45 ditesh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte gati per nisjen e pergatitjeve ne kete zone, zgjedhjet e te cilave do zhvillohen me kodin e vjeter. Ne gare pritet te jene te gjitha partite politike, qe po pergatiten per te konkurruar per nje post jo pak te lakmueshem, sidomos pas propozimeve te qeverise per ta kthyer Paskuqanin ne bashki, duke mos e lene me komune. Ne zgjedhjet e pushtetit lokal te shkurtit 2007, fitues ne Paskuqan doli Partia Demokratike. Kandidati demokrat Jashar Hoxha mori 53,46 per qind te votave perballe kundershtarit te vetem nga koalicioni i majte, Gjin Prengaj.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›