E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin e pergjimeve

Presidenti Bamir Topi dekretoi dje shpalljen e nje sere ligjesh te rendesishme.

Ne mbeshtetje te neneve 84, pika 1 dhe 93 te Kushtetutes, kreu i shtetit dha miratimin per shpalljen e ligjit nr. 10172, “Per disa shtesa ne ligjin nr. 9157”, “Per pergjimin e telekomunikacioneve”.

Topi firmosi edhe shpalljen e ligjit nr. 10173 “Per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise”.

Disa ligje te tjera te dekretuara ishin: ligji nr. 10169, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9482”, “Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”, te ndryshuar; ligji nr. 10170, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9643”, “Per prokurimin publik”, te ndryshuar; ligji nr. 10171 “Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›