E Diel, 1 Nëntor 2026

“Topi i Artë 2025”, prezantohen të nominuarit për trofeun “Talenti i Vitit” për djem dhe vajza

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit, do të shpërndajë një sërë çmimesh të rëndësishme, mes të cilave spikat trofeu prestigjioz “Talenti i Vitit” në kategorinë e djemve dhe vajzave.

Ky vlerësim synon të nderojë pasionin, talentin dhe ëndrrat e futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët shihen si e ardhmja e futbollit në vend.

Në kategorinë e djemve, për trofeun “Talenti i Vitit” janë nominuar:

Arlind Kurti – mbrojtës i Laçit

Ergis Arifi – mesfushor i Teutës

Erald Maksuti – sulmues i Flamurtarit

Fabjan Përndreca – mbrojtës i Bylisit

Ndërsa në kategorinë e vajzave, garojnë katër lojtare të spikatura:

Albana Malaj

Ambra Reshiti

Klesta Ago

Xhesika Ndoj

Fituesit e të dy trofeve do të shpallen gjatë spektaklit madhështor të 15 dhjetorit. Atmosfera e kësaj mbrëmjeje pritet të sjellë emocion, surpriza dhe një vlerësim të merituar për të rinjtë që po shkëlqejnë në fushën e gjelbër.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›