E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi merr drejtimin e FRD-se

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi merr detyrën e kreut të Frymës së Re Demokratike deri në Kuvendin e parë të kësaj force politike.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar më parë, Topi do të drejtojë forcën politike, duke e parë këtë si sfidë personale dhe mision qytetar.

"Ky angazhim lidhet me vazhdimin e misionit qytetar, që do të jetë në funksion të një interesi të gjerë publik", u shpreh Topi.

Kreu i i ri FRD-së kujtoi se një sërë cështjesh si ajo e pronës, e votës, e lirive dhe të drejtave ende nuk janë përmbushur.

"Pas dy dekadash qytetarët kanë të drejtë të ndihen të zhgënjyer dhe të bratisur nga ata që erdhën si shpëtimtarë nga regjimi komunist, por që në fakt krijuan një sistem me pak ndryshime nga ai që lamë pas 20 vite më parë", tha Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›