E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mesazh urimi Obames

Presidenti shqiptar Bamir Topi i ka derguar nje mesazh urimi homologut amerikan Barack Obama, i cili mori zyrtarisht sot detyren si president i SHBA. “I nderuar Zoti President, zgjedhja Juaj si President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes me jep kenaqesine e vecante qe, ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, t’Ju percjell urimet me te mira e me te perzemerta per fitoren Tuaj historike”, eshte shprehur Topi ne mesazhin e tij.
“Me lejoni, Zoti President qe me kete rast te ritheksoj besimin tim, se niveli i shkelqyer qe ka karakterizuar marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe SHBA-se, gjate Presidences Suaj do te forcohet dhe zhvillohet me tej, ne dobi te dy popujve tane miq”, ka shtuar Topi.Edhe kryeministri Berisha ka uruar Presidentin Obama. Nga Shtëpia e Bardhë sot largohet një mik, të cilit ne i mbetemi përjetë mirënjohës. Në Shtëpinë e Bardhë vjen një mik tjetër, me të cilin ne shprehim vendosmërinë tonë për një bashkëpunim të gjithanshëm e të shkëlqyer në mbrojtje të vlerave të përbashkëta që ndajmë, në ecjen përpara në programet e mëdha të kombit shqiptar, perfundoi mesazhin e tij te urimit kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›